93 raste të reja me koronavirus në Shqipëri

17:45 | 24 Mars 2022

Shqipëri, asnjë i vdekur nga COVID-19, 93 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë shënuar 93 raste të reja me COVID-19, si dhe nuk ka vdekur asnjë person, që ishte i prekur me këtë virus.

Po ashtu janë shëruar edhe 51 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269,307 që nga fillimi i pandemisë.

Numri total i të prekurve me koronavirus ka arritur në 273,257, kurse i të vdekurve është 3,4889 persona.

Komento: