
Zgjedhjet e Serbisë duhet të mbahen edhe në Kosovë.
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se zgjedhjet e Serbisë në Kosovë duhet mbajtur sipas praktikave të mëhershme.
Szyunyog në një deklaratë për BBC në gjuhën serbe ka kritikuar qëndrimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e mbajtjes së zgjedhjeve serbe, transmeton Reporteri.net.
Szunyog ka thënë se ky vendim është në kundërshtim me përkushtimin e Kosovës për të ardhmen evropiane.
“Ne besojmë se ky vendim është në kundërshtim me përkushtimin e Kosovës për të ardhmen evropiane dhe me parimet e mbrojtjes së të drejtave demokratike të të gjithë qytetarëve, përfshirë edhe komunitetet joshumicë”, është shprehur ai.
Szunyog po ashtu ka thënë se në dialog nuk ka asnjë marrëveshje për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të ndërmjetësuara nga BE-ja në Kosovë.
“Nuk ka asnjë marrëveshje në dialog për mbajtjen e zgjedhjeve serbe të ndërmjetësuara nga BE-ja në Kosovë, edhe pse të dyja palët deri më tani kanë krijuar një praktikë që lejon votimin në vetë Kosovën dhe kjo do të ishte një opsion i mundshëm për zgjedhjet e 3 prillit”, ka shtuar ai.