Zyrtari i LDK-së niset drejtë Hagës, do të dëshmojë për luftën çlirimtare të UÇK-së

23:13 | 27 Mars 2022

Drejtë Hagës ka udhëtuar edhe një Zyrtari i LDK-së.

Kryetari i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, Hazir Borovci, ka bërë të ditur se është në Hagë për të dëshmuar në procesin e Gjykatës Speciale ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Borovci ka thënë në një postim në Facebook se ka udhëtuar në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare.

“Përshëndetje miq, Sot udhëtova në Hagë për të dëshmuar për të drejtën e të vërtetën, për luftën çlirimtare të UÇK-së si faqja më e lavdishme e historisë sonë kombëtare!”, ka shkruar ai.

Borovci është kryetar i Degës së Tretë të LDK-së në Prishtinë, e njohur edhe me emrin “Dega e Presidentit Rugova”.

Komento: