Dorëzohet Putin, Moska vendos të ndalojë avancimin e ushtrisë në drejtim të Kievit

14:33 | 29 Mars 2022

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Rusisë, Alexander Fomin, ka thënë se Moska ka vendosur që të ndërpresë aktivitetin ushtarak në drejtimin e Kievit dhe Cherngivit shkaku i bisedimeve të paqes me Ukrainën.

Numri dy i ministrisë së Mbrojtjes këto deklarata i ka bërë para gazetarëve në Moskë.

“Për të rritur besimin mes palëve për negociatat e ardhshme për t’u pajtuar dhe për të nënshkruar një marrëveshje paqeje me Ukrainën, kemi vendosur që të ndërpresim aktivitetin ushtarak në drejtim të Kievit dhe Cherngivit”, ka thënë zëvendësi i Shoigut.

Komento: