Kaos në disa zona të Londrës, 27 orë pa energji elektrike

18:01 | 30 Mars 2022

27 orë pa energji elektrike, kaos në disa zona të Londrës.

Zona të mëdha të Londrës janë pa energji elektrike prej më shumë se 27 orësh, pas një defekti të rëndë në rrjet.

Mediat britanike shkruajnë se mijëra shtëpi dhe biznesi vijojnë të jenë pa energji elektrike edhe pasditen e së mërkurës, ndërsa është shkaktuar kaos në transport.

Rusisë i mbyllet edhe korridori i fundit i transportit publik për në BE – …
Defekti ka ndodhur në një kabllo të tensionit të lartë, ndërsa më pas shpërtheu dhe një zjarr i madh në një nënstacion elektrik në lindje të Londrës. Autoritetet dhanë një njoftim se energjia elektrike do të rikthehet në orën 11:30 të së mërkurës, por defekti nuk është rregulluar dhe tashmë nuk ka një tjetër njoftim.

Problemet më të mëdha ishin në transport, ndërsa shumë kompani e bënë pushim. Ndërkohë, Daily Mail shkruan se disa punonjës të një kompanie mbetën të bllokuar për disa orë në ashensor, derisa u shpëtuan./A2CNN

Komento: