
Në Shqipëri janë regjistruar 79 raste të reja me COVID- 19 në 24 orët e fundit.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se numri më i lartë i të infektuarve është regjistruar në:
Tiranë me 30 raste të reja, 8 në Sarandë, 7 në Divjakë, 6 në Lushnje, 5 në Delvinë, 3 në Durrës, Fier, Elbasan, 2 në Gjirokastër, Berat, 1 në Shkodër, Vau i Dejës, Kukës, Tropojë, Lezhë, Kurbin, Shijak, Mallakastër, Vlorë, Tepelenë.
Janë shëruar 50 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 269 mijë e 653 që nga fillimi i epidemisë.
Në Shqipëri janë 463 raste aktive me COVID-19.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 12 pacientë, nga të cilët 1 është në gjendje më të rënduar.