Haradinaj kërcënon Kurtin me protesta: Nëse vazhdon t’i ofendosh veteranët, do të na kesh në rrugë

23:05 | 30 Mars 2022

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vlerësuar se deklaratat e kryeministrit Kurti në lidhje me numrin e veteranëve është ofendim ndaj tyre.

Ai ka paralajmëruar Kurtin edhe për pagesat për veteranët.

“Kjo që po bën Kurti ndaj veteranëve është në vazhdën e agjendës së tij zgjedhore, është ofendim ndaj tyre. Kurti nuk mundet të fshihet dhe nuk ka qare pa e rritur pagën minimale dhe po ashtu s’ka qare pa i përfshirë edhe veteranët edhe kategorinë e lirisë në të njëjtin kriter. Unë po e paralajmëroj Kurtin sot, po vazhdove t’i ofendosh veteranët, mua së bashku me veteranët do të na kesh në rrugë dhe nuk të falim se je duke bë hajgare”, deklaroi Haradinaj në RTV Dukagjini.

Ai shtoi se aktualisht shteti paguan rreth 37 mijë veteranë, ndërsa tha se bashkatdhetarët po paguajnë për protezat e disa veteranëve.

Kujtojmë se ditë më parë, Kurti deklaroi se në Kosovë nuk ka mundësi të jenë 60 mijë veteranë dhe nuk mund të jenë më shumë se 20 mijë.

Komento: