
Qeveria Kurti, po kritikohet nga raportuesi i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor.
Refuzimi nga Qeveria i propozimit të QUINT për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë po kritikohet shumë.
Tash së fundmi ndaj Qeverisë pati kritika edhe Adis Ahmetoviq, raportuesi i Bundestagut për Ballkanin Perëndimor.
Ai për DW tha se vendimi i Kurtit për ta refuzuar QUINT-in sipasa tij është e pakuptueshme.
“Çka është e mundshme për turqit apo serbët që jetojnë në Gjermani, duhet të jetë e mundshme edhe në Kosovë. Për mua vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, është i pakuptueshëm”, tha Ahmetoviq.