
Spanja nuk e ka ndryshuar qëndrimin mbi njohjen e Kosovës.
Spanja ka përsëritur qëndrimin e saj për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.
Të pyetur rreth rreth pikëpamjeve të Spanjës për aspiratat e Kosovës për t’u anëtarësuar në NATO me procedurë të përshpejtuar, deklaratat në rritje të disa zyrtarëve evropianë dhe amerikanë që kërkojnë që Kosova të njihet nga ata anëtarë të BE-së që nuk e njohin atë, nga Ministria e Jashtme e Spanjës kanë thënë për Kosovo Online se qëndrimi i tyre mbetet i pandryshuar, transmeton Reporteri.net.
“Ne po mbrojmë nevojën e zgjidhjes së çështjes së territorit të Kosovës përmes dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, kanë deklaruar Ministria e Jashtme e Spanjës.
Ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla ka përsëritur vazhdimisht gjatë javëve të fundit se është koha që Kosova të njihet nga pesë shtetet e BE-së që nuk e kanë bërë këtë, si dhe të anëtarësohet në NATO.
Gjithashtu në fillim të marsit, Qeveria e Kosovës krijoi një Grup Punues Ndërinstitucional për Integrimin në NATO, të kryesuar nga Gërvalla.