Gjobiten 8 furra në Skenderaj, mashtruan në peshën e bukës,

19:45 | 03 Prill 2022

Shumë furra janë gjobitur kohëve të fundit.

Tetë furra të bukës në Skënderaj janë gjobitur me nga 400 euro të dielën nga Drejtoria e Inspekcionit.
Përmes njoftimit, Komuna e Skenderajt ka bërë të ditur se ato janë gjobitur për shkak se nuk kanë përmbushur një varg kriteresh sa i përket veprimtarisë së tyre.

Sipas njoftimit, pronarët e furrave nuk kanë vendosur peshën e duhur të bukës si dhe nuk kanë paraqitur para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike.

“Me këtë rast, pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera. Për këto arsye, subjektet janë dënuar me nga 400 euro”, thuhet ndër tjerash në njoftim.

Komento: