Arrestohet personi që dyshohet se e sulmoi portierin e Ballkanit

20:42 | 03 Prill 2022

Dhuna në futbollin kosovar vazhdon të jetë e pranishme.

Një ngjarje e shëmtuar ndodhi sot në derbin e javës së 27-të në Superligën e Kosovës në futboll, mes Gjilanit dhe Ballkanit.

Gjithçka shkoi mirë deri në minutën 90+5, kur portieri i Gjilanit, Enea Koliçi, shënoi me kokë për ta barazuar rezultatin në 1-1 dhe pastaj ky derbi mori hijeshi të keqe.

Tifozët e Gjilanit shpërthyen pas golit të barazimit. Përveç festës, ata u futen edhe në fushën e lojës dhe sulmuan brutalisht portierin e Ballkanit, Stivi Frashërin.

Nga pamjet e publikuara, u pa se disa prej tifozëve e kapen nga fyti Frashërin dhe e shqelmuan direkt në kokë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani, për Gazetën Express ka konfirmuar se tashmë është arrestuar njëri prej personave që ka qenë i involvuar në këtë incident, i cili dyshohet se ka sulmuar fizikisht portierin Stivi Frashëri.

Hashani gjithashtu tha se Policia është duke punua intensivisht për kapjen edhe të dyshuarve të tjerë.

Komento: