Rezultatet preliminare në Serbi: Partia e Shqiprim Arifit merr më shumë vota se ajo e Shaip Kamberit

22:22 | 03 Prill 2022

Kanë përfunduar zgjedhjet në Serbi.

Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Republikan të Zgjedhjeve të Serbisë të publikuara online, Alternativa për Ndryshime- Alternativa Demokratike Shqiptare sipas rezultateve preliminare ka marrë 0.08 për qind, ndërsa Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës 0.04 për qind.

Në zgjedhjet për president prin Aleksandar Vuçiq, ish-ministri i kriminelit Sllobodan Millosheviq me 73.07 për qind.

Zdravko Ponosh renditet i dyti me 8.18 për qind, Milica Gjurgjeviq Stamenkovski 4.64, Boshko Obradoviq 4.15, Milosh Jovanoviq 3.43, Bilana Stojkoviq 1.43, Branka Stamenkovski 1.3 dhe Misha Vaciq 1.71 për qind.

Në zgjedhjet parlamentare prin lista Aleksandar Vuçiq me 56.68 për qind, pasuar nga Ivica Daçiq – kryeministri i Serbisë 13.83, Marinika Tepiq (Të bashkuar për fitoren e Serbisë) 6.26, Milosh Jovanoviq – (Shpresa për Serbinë 3.71 për qind) etj.

Komento: