
Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri është njëra nga yjet e estradës që shfaqet shumë atraktive me veshjen dhe bukurinë e saj.
Por, ajo shumë shpesh është kritikuar për ndërhyrjet e saj të shumta në fytyrë, përcjell ORAinfo.
Ka kohë që këngëtarja nuk ka sjellë ndonjë këngë të re. Mirëpo ajo po vazhdon të jetë shumë aktive në jetën e saj private, ku shfaqet duke vizituar vende të bukura e klube të ndryshme të natës.
Ajo se fundmi ka publikuar disa foto duke u bërë gati me dalë.
E veshur shkurt dhe shumë provokuese, Adelina do ta ‘shkrijë’ burrin e saj 50 vjeçar. /ORAinfo/



