
Dërgohet vendimi nëpër institucione, këto ditë do të jenë pushim gjatë prillit.
Në tri të hëna të muajit prill, nënpunësit e Administratës Publike do ta kenë pushim, raporton Express.
Ata do të pushojnë për Ditën e Kushtetutës, Pashkët Katolike dhe Pashkët Ortodokse, bazuar në Ligjin për Festat Zyrtare.
Vendimi tashmë u është dërguar institucioneve nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Këtë vendim e ka publikuar Komuna e Podujevës, në faqen zyrtare.
