Në QKUK dhe spitale po trajtohen tetë pacientë me koronavirus

13:35 | 09 Prill 2022

Tetë pacientë me Covid-19 po trajtohen në QKUK dhe spitale.

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se tetë pacientë me Covid-19 janë duke u trajtuar në QKUK dhe në spitale të përgjithshme, shkruan Gazeta Express.

Prej tyre, 7 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 1 pacient i negativizuar, post-Covid-19.

Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë.

Njoftimi i plotë:

Tetë pacientë janë të shtrirë për tretman mjekësor nga Covid-19, në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme.

Prej tyre, 7 janë të konfirmuar me Covid-19 dhe 1 pacient i negativizuar, post-Covid-19. Me oksigjeno-terapi janë 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 6 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 1 pacient.

Komento: