Fillon asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza”

15:27 | 09 Prill 2022

Nis asfaltimi i “Muharrem Fejzës”.

Ka filluar asfaltimi i rrugës “Muharrem Fejza” në kryeqytet.

Këtë e ka bërë të ditur nënkryetari i komunës së Prishtinës, Alban Zogaj, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin social.

Ai ka publikuar disa fotografi, përmes së cilave shihet se po zhvillohen punimet.

“Muharrem Fejza po asfaltohet!”, ka shkruar Zogaj.

Komento: