
Aksidentet janë shtuar shumë ditëve të fundit.
Katër persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident komunikacioni që ka ndodhur sonte në Pejë. Njëri prej tyre ka pësuar lëndime më të rënda.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Sonte, rreth orës 21:21 në hyrje të Pejës te Dogana ka ndodhur një aksident, ku janë përfshirë dy vetura. Katër persona kanë pësuar lëndime dhe janë duke u trajtuar në emergjencën e Spitalit të Pejës, njëri prej tyre ka lëndime më të rënda”, ka thënë Gashi.
Ai tutje ka treguar se njësiti i policisë ka dalë në vend ngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit .