Prizrenasi rrah dhe e kanos me thikë nënën

09:55 | 10 Prill 2022

Një person është arrestuar pasi e ka kanosur me thikë dhe e ka rrahur nënën e tij.

Rasti ka ndodhur të shtunën në Prizren.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

DHUNË NË FAMILJE

Prizren 09.04.2022-19:20 Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi i njëjti fillimisht kishte kanosur me një thikë, e më pas e kishte sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare-nënën e tij.

Viktima është dërguar në tretman mjekësor, kurse i dyshuari me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje.

Komento: