Disa nga ish krerët e UÇK-së po qëndrojnë në Hagë.
Gjatë ditës së sotme ish-kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, pati disa vizitorë në Hagë.
Përpos reperit nga Ferizaj, Gramos Aliu (Mozzik), i cili tregoi se e vizitoi Veselin dhe takoi edhe ish-presidentin, Hashim Thaçi dhe Nasim Haradinajn, Veseli u vizitua edhe nga djali i tij.
Kjo është bërë e ditur përmes disa fotografive të publikuara në rrjetin social, Instagram.Klestor Veseli bashkë me Mozzikun vizituan Veselin në Hagë, derisa i njëjti po vazhdon të mbahet atje në kuadër të procesit gjyqësorë të Speciales.
Pas takimit që pati me Veselin, Mozzik tha se ai është i fortë si guri, i pathyeshëm si gjithmonë.