Beniada harron të depilojë sqetullat, ndjekësit nisin humorin me ‘lesh’ në rrjet

10:50 | 12 Prill 2022

Beniada është një nga modelet më në qendër të vëmendjes për momentin. Ajo u bë akoma më e njohur pas eksperiencës në big Brother VIP.

Dhe për personazhe të njohur, syrit të publikut nuk i shpëton kurrë asgjë. Fotot e tyre shihen me imtësi dhe një pakujdesi e vogël komentohet.

Kështu i ka ndodhur së fundmi dhe Beniadës.

Bukuroshja e “Big Brother VIP” është rikthyer në Itali dhe ndodhet aktualisht në Milano. Aty ka takuar disa miq dhe me to ka ndarë një foto.

Mirëpo ndjekësve nuk u ka shpëtuar pjesa e sqetullave të modeles, e cila nga nxitimi ndoshta dhe ka harruar të depilohej. Dhe kështu nisin komentet me ‘lesh’.

Megjithatë ky detaj nuk e ka penguar Beniadën, e cila si gjithmonë shfaqet në super formë.

Komento: