
Një aksident ka ndodhur në fshatin Duhël të Suharekës.
Kështu është bërë e ditur në raportin 24 orësh të policisë së Kosovës.
Sipas policisë, viktima ka pësuar lëndime vdekjeprurëse dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor.
Dy persona të tjerë kanë pësuar lëndime ku njëri prej tyre po trajtohet në repartin kirurgjik.
Ky është njoftimi i plotë:
AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET
Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë.
Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.