Burri e gruaja përleshen mes veti, bëhen për spital

12:12 | 16 Prill 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një çift bashkëshortor pasi janë përleshur mes veti.

Sipas policisë, ata i kanë shkaktuar njëri-tjetrit lëndime trupore.

Të dyshuarve iu është ofruar trajtim mjekësor

“Pejë 15.04.2022 – 10:20. Janë arrestuar dy të dyshuar një mashkull dhe një femër kosovar-e, qifti bashkëshortor janë përleshur mes vete dhe i kanë shkaktuar lëndime trupore njëri-tjetrit.

Të dyshuarve iu është ofruar trajtim mjekësor. Palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e policisë.

Komento: