Aksident në Qyshk të Pejës, lëndohen pesë persona

22:20 | 16 Prill 2022

Një aksident ka ndodhur në Pejë.

Pesë persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident trafiku mes dy automjeteve që ka ndodhur në Qyshk të Pejës.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës në rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:05.

“Një aksident trafiku ka ndodhur në orën 19:05 minuta në Qyshk të Pejës. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve ku të lënduar mbetën 5 persona. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor, pastaj janë liruar për në shtëpi”, tha Gashi.

Komento: