
300 udhëtarë bllokohen për 24 orë në aeroportin e Baselit.
Mbi 300 udhëtarë mbetën ‘të bllokuar” në Aeroportin e Baselit të mërkurën e shkuar për të vazhduar kështu edhe ditën e enjte.
Kjo për shkakun se agjensia ku ata kishin aranzhuar fluturim për në Kosovë nuk ia siguroi fluturimin.
Me valixhe gati, mërgimtarët prisnin për të hipur në aeroplanin që nisej nga Baseli në orën 8:30 e që do të ateronte në Prishtinë në orën 11:00 të mbrëmjes, mirëpo aeroplani nuk erdhi fare, as në orarin e caktuar e as më vonë, madje në listën e fluturimeve nuk ekzistonte fare një i tillë.
E për këtë udhëtarët që gjithsecii kishte paguar rreth 400 euro sosh u deturuan të prisnin me orë të tëra në ulëset e aeroportit