
Kthehet dimri, borë në disa pjesë të Kosovës
Reshje të dendura shiu e në vise malore edhe bore kanë përfshirë sot Kosovën.
Reshje bore ka pasur edhe në vise më të ulëta, si në Podujevë, e në disa pjesë të Mitrovicës.
Reshjet pritet të vazhdojnë gjatë gjithë ditës.
Përmirësim i motit pritet tek gjatë ditës së nesërme.