Vrasja e rëndë në Zllakuqan, arrestohet edhe një person tjetër i dyshimtë

10:03 | 20 Prill 2022

Në Zllakuqan të Klinës ditë më parë ka ndodhur një vrasje e rëndë.

Viktima mbeti pa shenja jete pas një mosmarrëveshje, ndërsa lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshimtë.

Por nga Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se mbrëmë është arrestuar edhe një person tjetër i dyshimtë lidhur me këtë vrasje.

Me këtë rast, policia ka sekuestruar një pushkë automatike me nëntë fishekë dhe nëntë gëzhoja, e cila armë dyshohet të jetë përdorur në rast.

“Lidhur me rastin me datë 19.04.2022 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, nga i cili është sekuestruar një pushkë automatike me 9 fishekë dhe 9 gëzhoja, e cila armë dyshohet se ishte përdorë në rast. Me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.”.

Komento: