Gruaja në Drenas rrah bashkëshortin, arrestohet

11:43 | 20 Prill 2022

Një grua në Drenas është arrestuar pasi ajo e ka sulmuar fizikisht bashkëshortin, njofton Policia e Kosovës.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen e të martës, ndërsa e dyshuara është dërguar në mbajtje.

“Gllogoc, 19.04.2022-22:00.Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që e njëjta pas një mosmarrëveshje ka tentuar ta sulmoj bashkëshortin e saj, viktimën mashkull kosovar.

Me vendim të prokurorit pas intervistimit e dyshuara dërgohet në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë.

Komento: