20 vjeçar ishte personi që vdiq në aksidentin në autostradën “Ibrahim Rugova”

14:23 | 20 Prill 2022

Prokurori Petrit Kryeziu, i cili ndodhet në vendin e ngjarjes në autostradën “Ibrahim Rugova”, tha për Express se në vetaksidentin e ndodhur ka vdekur një person i moshës 20-vjeçe. Ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

Prokurori Kryeziu tha se nuk dihet akoma nëse viktima ka qenë në cilesinë e shoferit apo pasagjerit, megjithatë dyshimet e para sipas tij janë se aksidenti është shkaktuar si pasojë e humbjes së kontrollit mbi automjetin.

Për pak minuta prokurori pritet të lëshojë urdhër për dërgimin e trupit të pajetë në obduksion.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur sot ne orën 11:25.

Komento: