Liburn Aliu nënshkroi marrëveshje me UBT-në, reagon ish-këshilltari i Kurtit: Kjo është shkelje e premtimeve të LVV-së

15:28 | 20 Prill 2022

Ministri i Mjedisit, Planifikimit, Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu sot njoftoi për nënshkrimin e një marrëveshje me Kolegjin ‘UBT’.

E për këtë ka reaguar ish-këshilltari i kryeministrit Kurti, Shkëlzen Gashi, i cili tha se kjo është shkelje e premtimeve të LVV-së për mbështetje të institucioneve publike të arsimit të lartë
dhe konflikt i pastër i interesit.

Gjithashtu, përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, ai tha se kjo është edhe test për kryeministrin Kurti.

“Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, paska nënshkruar sot një marrëveshje me kolegjin privat UBT.

Pra, jo me UP-në, ashtu siç ka proklamuar LVV për pothuajse një dekadë, por me një kolegj privat, nga i cili, për më keq, Ministri Aliu edhe merr pagë”, ka shkuar Gashi.

Komento: