
Ish-anëtari i VV-së, Rron Gjinovci, e ka quajtur definicion të konfliktit të interesit nënshkrimin e marrëveshjes së bashkëpunimit mes ministrit të Infrastrukturës Liburn Aliu dhe kolegjit privat në të cilin edhe punon.
Pjesëtari i shoqërisë civile, Gjinovci, i ka komentuar ministrit Aliu në postimin e tij në Facebook se nuk mundet me nënshkru memorandum në cilësinë e ministrit me punëdhënësin e tij privat.
“Nuk mundesh o i nderuar profesor dhe Minister Aliu, me nenshkru memorandum ne cilesine e ministrit me punedhanesin tand privat, nuk mundesh. Nejse, ti po mundesh, po na bari nuk hajmë. Kurrfare lidhje nuk ka sa memorandume tjera dhe me kend i nenshkrun. Definicion i konfliktit te interest.Pike”, ka shkruar Gjinovci.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka njoftar sot se ministria që ai drejton ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Kolegjin ‘UBT’. Në bazë të dhënave të deklaruara nga ministri Aliu në Agjencinë Antikorrupsion, ai është i punësuar në këtë kolegj si ligjërues që nga viti 2017.
Kjo është marrëveshja e parë që nënshkroi, ani pse më herët kishte premtuar fillimisht marrëveshje me UP-në.