ShBA-ja thotë se testi i raketës ruse nuk është kërcënim

19:30 | 20 Prill 2022

Testi i raketës ruse nuk është kërcënim, thotë ShBA-ja.

Gjatë ditës u raportua se Rusia ka testuar një raketë balistike, duke ngritur dyshimet për një kërcënim.

Ndërkaq Pentagoni tha se testimi i raketës balistike ruse nuk është një kërcënim për ShBA-në dhe aleatët e saj, pasi Moska “e njoftoi siç duhet” Uashingtonin për testin sipas detyrimeve të traktatit të saj bërthamor.

“Nuk ishte një surprizë”, u tha gazetarëve John Kirby, zëdhënës i Pentagonit, përcjell Klankosova/

Pak më parë, Putin tha se raketa e re Sarmat, e aftë për të goditur objektiva me rreze të gjatë, ishte menduar për ata që përpiqen të kërcënojnë Rusinë.

Komento: