Kryeministri Kurti pret pasdite në takim senatorët amerikanë

12:47 | 21 Prill 2022

Tre senatorët amerikanë kanë arritur në Kosovë. Të njëjtit janë pritur nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier.

Nga Qeveria e Kosovës kanë njoftuar se takimi i kryeministrit Albin Kurti, me tre senatorët amerikanë do të fillojë në ora 16:05.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti pret në takim senatorët amerikanë Jeanne Shaheen, Chris Murphy dhe Thom Tillis.”, thuhet në njoftim.

Para se të vinin në Kosovë, ambasadorët amerikanë poashtu kanë vizituar edhe Serbinë, ku janë takuar me krerët e shtetit atje.

Komento: