
Një tërmet i fuqishëm ka goditur Bosnjë dhe Hercegovinë.
Sonte në ora 23:07, një tërmet i fuqishëm ka lëkundur Ballkanin.
Lëkundjet janë ndjerë edhe në pjesën më të madhe të territorit të Kosovës.
Epiqendra e tërmetit ka qenë në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe fuqia e tërmetit është shënuar 5.7 ballë të Rihterit, shkruan Gazeta Express.
Tërmeti është ndjerë edhe në Kroaci, Maqedoni, Shqipëri dhe Serbi.
Më poshtë shihni hartën e plotë të vendeve ku është ndjerë tërmeti.
