Detaje nga rrjeti sizmologjik për tërmetin që u ndje edhe në Kosovë

09:22 | 23 Prill 2022

Rrjeti sizmologjik jep detaje për tërmetin që u ndje edhe në Kosovë.

Bazuar në Rrjetin Sizmologjik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të të dhënave të ngjarjes sizmike, Bosna dhe Hercegovina është goditur mbrëmë me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter.

Ai është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km.

Në raportin e shpërndarë nga Ministria e Ekonomisë, më datë 22.04.2022 në ora 23 : 07 sipas kohës lokale, Bosna dhe Hercegovina është goditur me një tërmet me MAG. 5.9 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet VII ballë të Merkalit.

“Thellësia hipoqendrore ishte 10 km. Epiqendra e këtij tërmeti ishte me lokacion në koordinatat: Latituda 43.05 N. Longitude 18.21 E. Tërmeti në fjalë është ndier dukshëm nga qytetarët e Republikës së Kosovës për shkak të fuqisë së lartë të tërmetit dhe veprimit e energjisë së liruar në një rreze deri në 400km”, thuhet në njoftim.

Komento: