
Opozita po kritikohet për raportimeve në lidhje me skandalin e Martin Berishajt.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi e ka kritikuar qasjen e opozitës lidhur raportimet se ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj është përfshirë në një skandal financiar në Slloveni, shkruan Gazeta Express.
Abrashi tha se është qeveria Kurti ajo e cila nuk e ka lejuar mbajtjen e referendumit serb në Kosovë, organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë pa marrëveshje dhe se ka vendosur sanksione ndaj Rusisë.
Deputeti i VV-së në një postim në “Facebook”, tha se opozita po thotë se kjo qeveri ka lidhje me Serbinë dhe Rusinë.
“Qeveria: 1 vjet pa koncesione ndaj Serbisë. Nuk lejon mbajtjen e referendumit serb në Kosovë. Nuk lejoi që zgjedhjet e Serbisë në Kosovë të mbahen pa marrëveshje. Vendosë sanksione ndaj Rusisë. Solidarizohet me popullin e Ukrainës. Opozita: Kjo qeveri ka lidhje me Serbinë dhe Rusinë”, ka shkruar ai në një postim në “Facebook”.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka reaguar për rastin e Ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishajt, për të cilin mediat sllovene po raportojnë se është përfshirë në një skandal të madh financiar atje.
Ai e ka lidhur këtë rast me refuzimin e Vetëvendosjes për formimin e Komisionit Hetimor në Kuvend për energjinë, duke thënë se kjo është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit për këtë.
“Shpërthimi i skandalit me ambasadorin në Slloveni dhe tani zgjerimi i tij edhe në rajon, është arsyeja e vërtetë e rezistencës së pushtetit ndaj formimit të Komisionit Hetimor në Kuvend”, ka deklaruar Abdixhiku.
Edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Washingtion dhe nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Qeveria dhe Presidenca s’janë as gjykatës e as prokuror, dhe se me rastin e ambasadorit Berishaj duhet të marrin vendim politik për ta shkarkuar atë nga pozita e ambasadorit.
“Qeveria dhe presidenca s’janë as gjykatës a prokuror. Ata duhet të marrin veprime, shkarkimin e menjëhershëm të z.Berisha nga pozita si ambasador. Unë ju them me përgjegjësi që z.Berisha s’do të jetë në gjendje të ushtrojë detyrën e tij”, ka thënë Çitaku.
Ajo tutje ka thënë se drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, megjithatë kanë bërë disa pyetje. Çitaku ka pyetur se si ambasadori Berisha e ka marrë nënshtetësinë e Kosovës një ditë para se të bëhej ambasador, dhe nëse ka kular shkallët e verifikimit në AKI.
“Shkarkimi as që duhet të diskutohet. Pastaj drejtësia do ta thotë fjalën e vetë, mirëpo ne kemi disa pyetje: Si e ka marrë z.Berisha nënshtetësinë një ditë para se të bëhej ambasador, a kaluar në hallkat e sigurisë, a ka bërë verifikime nga AKI-ja dhe si është bërë ky verifikim”.
“Presidentja, kryeministri dhe ministrja, duhet ta shkarkojnë menjëherë z.Berisha”, ka thënë Çitaku.