Pati kritika të shumta nga qytetarët, reagon Rama: Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut

15:18 | 24 Prill 2022

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ditën e dielë ka dalë me stafin e tij në shëtitje me biçikleta rreth e qark Unazës.

Përmes këtij aksioni në bashkëpunim me “Marakli t’Biciklave”, Rama ka ftuar të gjithë qytetarët që t’i shfrytëzojnë mjetet e tjera të transportit alternativ. Ai shtoi se është duke punuar fort për lirimin e trafikut në kryeqytet.

“Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ për të mirën e ambientit dhe shëndetit të të gjithëve”, ka shkruar Rama në Facebook.

Postimi i plotë i Kryetarit:

‘Merre 🚲 e dil!’

E shijuam tej mase xhiron e sotme bashkë me Marakli t’Biciklave rreth e qark Unazës.

Jemi duke punuar fort për lirimin e trafikut 🚗 në Kryeqytet, andaj i inkurajoj qytetarët të fillojnë të përdorin transportin alternativ 🛴 🚲 🚌 për të mirën e ambientit 🌳 dhe shëndetit të të gjithëve.

Prishtina po frymon! 🚶🌱🌞

Komento: