Nis ceremonia mortore për Albrightin, arkivoli i saj arrin në Katedralen Kombëtare në Washington

17:44 | 27 Prill 2022

Në Katedralen Kombëtare në Washington D.C., ka arritur arkivoli i ish-Sekretares së parë grua në historinë e Amerikës, Madeleine Albright.

Në ceremoni po marrin pjesë presidenti aktual Joe Biden dhe ish presidentët Bill Clinton dhe Barack Obama.

Në këtë ceremoni mortore me ftesë të familjes së ish-Sekretares Albright po marrin pjesë edhe presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti.

Të udhëhequr nga presidenti amerikan, Joe Biden, dhe paraardhësit e tij, Barack Obama dhe Bill Clinton, rreth 1,400 veta janë mbledhur në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, për të kujtuar arritjet e saj.

Albright ka vdekur nga kanceri në mars të 2022-tës në moshën 84-vjeçare.

Komento: