
Sanksionet ndaj Rusisë po vazhojnë.
Ndihmëssekretarja e shtetit për Çështje Evropiane dhe Euroazisë, Karen Donfried, pas vizitës që zhvilloi në Beograd, ka thënë se vendosja e sanksioneve ndaj Rusisë është në tryezën e Serbisë.
Ndihmësja e Sekretarit Blinken në një intervistë për gazetën Politika ka thënë se është vendimi i Serbisë nëse do të vendosë sanksione ndaj Rusisë, transmeton Gazeta Express.
“Çështja e sanksioneve tani është padyshim në tavolinë përballë Serbisë. Ne mbështesim Serbinë në harmonizimin e mëtejshëm me Shtetet e Bashkuara dhe BE. Është e rëndësishme që Shtetet e Bashkuara të mbështesin Ukrainën në luftë, por gjithashtu t’i bëjnë të ditur Rusisë se ajo duhet të paguajë çmimin për atë që bën. Ky është qëndrimi ynë dhe Serbia duhet të vendosë vetë se si do të veprojë kur bëhet fjalë për sanksionet”, ka thënë Donfried.
Lidhur me sanksionet e mundshme të Serbisë ndaj Rusisë, një version e ka dhënë edhe gazetari britanik Francis Scarr.
Sipas tij, me raportimet e sotme të gazetave serbe kundër Putinit, po përgatitet terreni që Serbia t’i vendosë sanksione Rusisë.