Arben Gashi propozon Konjufcën për kryetar të Komisionit Hetimor për energjinë

18:40 | 28 Prill 2022

Arben Gashi, ka dhënë një propozim.

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka propozuar që në krye të Komisionit Hetimor për energji, të jetë kryeparlamentari Glauk Konjufca, shkruan Reporteri.net.

“Unë propozoj që kryetar i këtij komisioni të jetë kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca. Faleminderit”, ka thënë Gashi.

Në fillim të seancës, Gashi e quajti jokushtetuese përpjekjen e pozitës për formimin e një komisioni hetimor parlamentar.

“Më në fund po vijmë te zëri i arsyes”, tha Gashi. “Na u dashtë gjithë ky debat me mbërri deri te arsyeja”.

Ndryshe, në seancën e sotme të Kuvendit, është diskutuar për formimin e një komisioni hetimor parlamentar për t’i hetuar zhvillimet në sektorin e energjisë elektrike në Kosovë.

Komento: