Rishikimi i masave antiCOVID bëhet nesër

14:08 | 29 Prill 2022

Nesër bëhet rishikimi i masave antiCOVID.

Sot janë mbledhur Komiteti dhe Grupi Këshillëdhënës për vlerësimin e situatës epidemiologjike në vend.

Klan Kosova merr vesh se nesër do të bëhet rishikimi i masave antiCOVID.

Kujtojmë se e vetmja masë antiCOVID që është ende në fuqi është prezantimi i dëshmisë së vaksinimit gjatë hyrjes në territorin e Kosovës, gjatë përdorimit të transportit publik dhe atë privat, si dhe gjatë hyrjes në qendra tregtare dhe gastronomi.

Komento: