Sali Berisha rrëzohet në mes të Kuvendit, nuk i pa shkallët

14:10 | 30 Prill 2022

Një incident i ka ndodhur ish kryeministrit Sali Berisha teksa është nisur drejt podiumit të Kuvendit Kombëtar të PD për të mbajtur fjalën e tij para delegatëve.

I penguar në shkallët e podiumit, ish-kryeministri ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë për një moment.

Ai është ndihmuar nga një prej bodygardëve të tij ngrihet dhe më pas ka dalë përpara demokratëve të cilët e kanë pritur me ovacione dhe duartrokitje.

Edhe disa javë më parë Berisha ka pësuar një incident teksa ngjitej në shkallët e selisë së PD për t’u drejtuar në zyrën e re.

Komento: