21 raste të reja me COVID-19 në 24 orët e fundit në Kosovë

15:15 | 30 Prill 2022

Ministria e publikon raportin për rastet e reja

21 raste të reja me koronavirus janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosovë.

Raste të vdekjes s’janë regjistruar, derisa janë shëruar 22 qytetarë.

Numri i rasteve aktive aktualisht është 440.

“Nga 769 testime, 21 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19. Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 22 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.495. Në total numri i rasteve aktive është 440”, thuhet në njoftim.

Komento: