
Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, është gjithnjë shumë e hapur me fansat e saj në rrjetet sociale.
Ajo publikon shpesh fotografi dhe video të ndryshme nga përditshmëria pa qenë në mëdyshje dhe pa u shqetësuar nëse është apo jo me makijazh.
31-vjeçarja gjithashtu duket se herë pas here edhe lodhet nga modifikimi i fotografive me ‘photoshop’, siç bëjnë shumica e njerëzve sot në rrjetet sociale, ndaj zgjedh që nganjëherë t’i publikojë ato pa filtra.
Këngëtarja shqiptare me famë botërore tregohet shumë modeste, ku bën publike në rrjetet sociale disa momente nga jeta e saj e përditshme.
E me rastin e Fitër Bajramit, Bebe Rexha është treguar një femër tradicionale shqiptare.
Ajo ka publikuar një foto duke gatuar gurabija. Veprimin e saj e ka ndarë me fansat e saj të shumtë në rrjetet sociale. /ORAinfo/

