Takimi i Albin Kurtit me Kancelarin e Gjermanisë përmes fotografive

19:46 | 04 Maj 2022

Qeveria e Kosovës ka publikuar një foto-album nga vizita e kryeministrit Albin Kurti në Gjermani, ku është takuar me Kancelarin Olaf Scholz.

Si mbishkrim të këtyre fotove, Qeveria ka lënë deklaratat e Kurtit, që i tha gjatë konferencës për media.

“Fotoalbum nga vizita miqësore në Gjermani. Gjermania është vend mik dhe aleat strategjik për Kosovën. Dy vendet tona ndajnë vlera të përbashkëta të lirisë, të demokracisë dhe të barazisë në mundësi për të gjithë”, thuhet në postim.

Ndryshe, pak ditë pasi u kthye nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku s’arriti të zhvillonte ndonjë takim fort të rëndësishëm, kryeministri Albin Kurti ka shkuar sot në Gjermani.

I pari i Qeverisë së Kosovës ka udhëtuar atje me ftesë të Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz.

Kurti përsëriti se Gjermania është vend aleat për Kosovën, derisa shtoi se të dy vendet ndajnë vlera të përbashkëta të lirisë, demokracisë dhe barazisë.

Komento: