Këto dy rrugë do të mbyllen nesër në Prishtinë

11:03 | 08 Maj 2022

Për shkak të aktiviteteve të cilat do të zhvillohen me rastin e Ditës së Evropës do të mbyllen Rrugët “Gjorgj Bush”, “Garibaldi” deri te semaforët pranë Bankës Qendrore të Kosovës.

Mbyllja e këtyre rrugëve do të bëhet nga ora 09:00 deri në orën 17:00.

Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimit të Komunës së Prishtinës në rrjetin social Facebook.

Në njoftimin e tyre, bëhet e fitur se aktiviteti “Dita e Lëvizshmërisë të së Ardhmes”, ka për qëllim promovimin e lëvizjes së lirë.

Komento: