
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë sot në takimin e liderëve të Konferencës së Sigurisë së Mynihut, i cili po mbahet në Washington D.C.
Në këtë konferencë, Presidentja Osmani foli për rëndësinë strategjike të bashkëpunimit transatlantik për garantimin e sigurisë energjetike.
“Në ballafaqim me një prej krizave më serioze të kohës sonë, dilema kryesore mbetet se si mund të gjejmë zgjidhje të shpejta për krizën aktuale duke mos i rrezikuar qëllimet e tranzicionit energjetik e duke garantuar çmime të përballueshme për qytetarët.
Në këtë drejtim, aleancat dhe partneriteti i ndërtuar mbi vlera të njëjta e qëllime të përbashkëta do të jenë vendimtare për të ardhmen energjetike të qëndrueshme, të përballueshme dhe gjithpërfshirëse”, ka shkruar Osmani në Facebook.
