Në Kosovë vjen i dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, viziton Manastirin e Deçanit

11:12 | 13 Maj 2022

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin vjen në Kosovë, viziton Manastirin e Deçanit.

I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin, Manuel Sarrazin po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Ai ka vizituar Manastirin e Deçanit, teksa për këtë aktivitet të tij ka njoftuar me anë të një postimi, shkruan lajmi.

“Shkëlqyeshëm të vizitosh Manastirin e Deçanit dje dhe të bisedosh me At Sava. Trashëgimia kulturore e Deçanit është pjesë e rëndësishme e Kosovës multietnike. Mezi pres të kthehem në të ardhmen”, ka shkruar Sarrazin.

Kjo vizitë e Sarrazin në Manastirin e Deçanit vjen në një kohë kur ndërkombëtarët po bëjnë presion që të zbatohet vendimi i Kushtetueses për pronën përreth Manastirit të Deçanit.

Mediat raportuan dje se Sarrazin do të ketë takim edhe me kryediplomatën Gërvalla mirëpo që kjo e fundit nuk ka njoftuar ende diçka zyrtare.

Komento: