Ambasadori i Kosovës në Gjermani: Grupe brenda Bundestagut po e përkrahin fuqishëm Kosovën për anëtarësim në KE

16:41 | 13 Maj 2022

Ajeti: Grupe brenda Bundestagut po e përkrahin fuqishëm Kosovën për anëtarësim në KE.

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, po thotë se aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës po përkrahet nga grupet brenda parlamentit të Gjermanisë.

Ajeti ka publikuar edhe letrën e deputetëve gjerman, Frank Schwabe dhe Adis Ahmetovic nga SDP-ja.

“Kërkesa e djeshme e Republikës së Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës është duke u përkrahur nga grupet më të fuqishme parlamentare të Bundestagut gjerman. Faleminderit për mbështetjen Frank Schëabe dhe Adis Ahmetovic nga SPD”, ka shkruar ambasadori Ajeti.

Komento: