
Në Amerikë ende po qëndron Kurti.
Kryeministri Albin Kurti po e vazhdon vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në takimet që po zhvillon në Amerikë, Kurti po shoqërohet edhe nga ambasadori i Kosovës atje, Ilir Dugolli. Ky i fundit, është parë edhe duke e vozitur Kurtin.
Një video e publikuar tregon momentin kur Kurti përshëndet shqiptarët atje nga një makinë e drejtuar nga Dugolli.
“Kryeministër, fshisën mos e harro”, ishte porosia e një prej qytetarëve drejtuar të parit të qeverisë.

Ndryshe, Kurti vizitën në SHBA e ka nisur më datën 6 të këtij muaji.