Një vajzë bie në lumin Bistrica në Pejë, përfundon në spital

12:52 | 17 Maj 2022

Një vajzë ka rënë në lumin Bistrica në Pejë.

Rastin për Reporteri e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ku i njëjti ka thënë se vajza është dërguar menjëherë në Spitalin e Pejës.

“Rreth orës 11, Policia është njoftuar se tek ish-tregu i gjelbërt një vajzë ka rënë në lum. Personi në fjalë është nxjerrë nga qytetarët dhe është dërguar në Spitalin e Pejës, por është jashtë rrezikut për jetën”, ka thënë Driton Rugova.

“Njësitet policore po merren me rastin dhe ndodhin në vendin e ngjarjes, në spital për të kuptuar se si ka ardhur deri te kjo”, shtoi zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës.

Komento: